Ndërlidhjet

logo-print

Koreja Veriore sulmon anijen e Koresë Jugore


Zyrtarët ushtarakë të Koresë Jugore thonë se Koreja Veriore ka gjuajtur të paktën një predhë artilerie në një nga anijet e tyre detare të patrullimit në jug të kufirit të diskutueshëm më 22 maj.

Zyrtarët thanë se predha nuk e ka goditur anijen.

Televizioni i Koresë Jugore YTN, raportoi se ky shtet iu kundërpërgjigj Koresë Veriore.

Zyrtarët thanë se banorët e ishullit Yeonpyeong, i cili shtrihet në jug të kufirit detar, janë evakuuar.

Koreja e Veriut në javët e fundit kreu një varg të stërvitjeve dhe bëri teste të raketave në këtë zonë.
XS
SM
MD
LG