Ndërlidhjet

Miliarderi rus përfiton nga Kina


Gennady Timchenko

Gennady Timchenko

Biznesmeni rus Gennady Timchenko, i cili ishte sanksionuar nga SHBA-të, thotë se i është kërkuar nga presidenti rus Vladimir Putin, të bëhet personi kryesor për marrëdhëniet biznesore me Kinën.

Timchenko, i cili e shoqëroi Putinin në një udhëtim në Kinë, është miliarder i cili e ndërtoi pasurinë e tij mbi kompaninë e naftës Gunvor Group.

Duke folur në Shën Petersburg, Timchenko tha se ai ka vizione të shumta për projekte të cilat të dy shtetet mund t’i bëjnë së bashku, përfshirë një urë dhe një tunel në Krime.

Ai gjithashtu tha se Rusia planifikon të shtojë blerjet teknologjike nga Kina, për t’i zëvendësuar ato të SHBA-ve.
XS
SM
MD
LG