Ndërlidhjet

Princi Charles e quan Putinin Hitler?


Princi Charles

Princi Charles

Rusia ka kërkuar "shpjegim zyrtar" nga Britania, pasi Princi Charles së fundmi i ka krahasuar veprimet e presidentit rus Vladimir Putin në Ukrainë, me veprime të Adolf Hitlerit.

Mediat britanike kanë raportuar se disa dëshmitarë kanë dëgjuar princin t’i ketë thënë kështu një gruaje në Kanada, e cila kishte arritur të ikte nga nazistët në moshën 13 vjeçare pasi ata i kishin vrarë tërë familjen.

Mediat raportuan se Charles, trashëgimtari i fronit britanik, i tha kësaj gruaje që "Putini është duke bërë të njëjtën gjë si Hitleri".

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme ruse Aleksandr Lukashevich, tha se nëse princi me të vërtetë e ka thënë këtë gjë, atëherë fjalët e tij janë të “papranueshme, të egra dhe të cekëta”.

Clarence House, zyrtarja e rezidencës së Princit Charles tha se nuk dëshirojnë të komentojnë një bisedë private.
XS
SM
MD
LG