Ndërlidhjet

Paul McCartney anulon turneun në Azi


Paul McCartney
Paul McCartney
Ish anëtari i grupit të famshëm “The Beatles”, Paul McCartney, ka anuluar 5 koncertet e tij në Japoni dhe Kore Jugore, për shkak të një gripi.

Zëdhënësi i muzikantit britanik tha se mjekët e kanë urdhëruar McCartneyn të pushojë.

Turneu "Out There" pritet të vazhdojë sipas planifikimit në SHBA, duke filluar në Lubbock të Texasit, më 14 qershor.

Publicisti i këngëtarit nuk dha detaje tjera rreth sëmundjes së McCartneyt.

Paul McCartney rrallëherë anulon koncertet dhe në komunikatën e tij tregoi se ndihet keq që i ka zhgënjyer fansat e tij.
XS
SM
MD
LG