Ndërlidhjet

Obama planifikon të lehtësojë shkuarjen në SHBA


Barack Obama
Barack Obama
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, po planifikon ta bëjë më të lehtë vizitën në SHBA nga qytetarët e shteteve tjera.

Ai këtë e sheh si investim, për shkak se vizitorët do të mund të shpenzojnë para në hotele, restorante, atraksione dhe biznese tjera, përgjatë kohës së qëndrojnë në SHBA.

Obama, para 2 vjetësh ka përshpejtuar procesin e marrjes së vizave nga qytetarët e Kinës dhe Brazilit, hapa të cilët kanë zvogëluar pritjet e vizitorëve për të shkuar në SHBA.

"Besoni ose jo, turizmi është eksport", ka thënë Obama javën e kaluar.

"Dhe nëse ne e bëjmë më të lehtë ardhjen e vizitorëve të huaj në SHBA, ata do të shpenzojnë para në atraksione amerikane, dhe kjo do ta rrisë ekonominë për të gjithë”, tha presidenti amerikan.
XS
SM
MD
LG