Ndërlidhjet

Katërmbëdhjetë ish-shërbyes civilë shqiptarë kanë nisur një grevë urie jashtë selisë së qeverisë, në shenjë proteste për atë që ata thonë se është largim nga puna me karakter politik.

Pesë gra dhe nëntë burra kanë ngritur tenda pranë qeverisë të mërkurën dhe u zotuan ta vazhdojnë grevën një kohë të pacaktuar.

Ata fituan mbështetjen nga partia opozitare, Partia Demokratike, e cila akuzoi qeverinë e udhëhequr nga socialistët për largimin nga puna të 7 mijë punëtorëve nga sektori publik, që nga ardhja në pushtet, tetë muaj më parë.

Qeveria minimizoi këtë shifër, duke thënë se vetëm 400 persona kishin paraqitur ankesa zyrtare për shkarkim të padrejtë.

Udhëheqësi i PD-së, Lulzim Basha, tha se partia e tij e qendrës së djathtë ka në plan të mbajë një protestë anti-qeveritare të premten pranë kampit të grevistëve.

Të 14 protestuesit e kanë identifikuar veten si mbështetës të Partisë Demokratike dhe thonë se qeveria e ka si objektiv largimin nga puna të nëpunësve civilë të cilët mbështesin opozitën.
XS
SM
MD
LG