Ndërlidhjet

logo-print

FIFA paralajmëron tifozët për bileta të falsifikuara


FIFA u ka thënë tifozëve se nëse blejnë bileta të Kupës së Botës nga shitësit të paautorizuar, mund të ndalohen nga stadiumet.

FIFA thotë se “biletat që zbulohen se janë shitur në mënyrë të paligjshme ose ri-shiten, mbartësit e tyre rrezikohen të mos u lejohet hyrja."

Drejtor i marketingut të FIFA-s, Thierry Weil thotë se disa tifozë tashmë janë prekur.

FIFA thotë se faqja e saj është "burimi i vetëm legjitim" për biletat.

Faqja e internetit StubHub po ofron bileta nga 2,300 dollarë për hapjen e kampionatit në Sao Paulo. Oferta më e lirë ishte për 1,149 dollarë.

FIFA thotë se është një krim në Brazil "që të shitet një biletë me çmim të fytyrë."
XS
SM
MD
LG