Ndërlidhjet

Drejtor Ekzekutiv i McDonald's, Don Thompson kërkoi trajtimin e kritikave në rritje ndaj kompanisë, për çështjet rreth pagës së punëtorëve, të marketingut për fëmijët dhe të drejtat e kafshëve, në takimin me aksionerët e kompanisë.

Thompson theksoi se kompania ka një trashëgimi që ofron mundësi punësimi dhe nuk ishte grabitqare, apo e fokusuar në marketing për fëmijët.

"Ne jemi njerëz. Ne kemi vlera në McDonald's. Ne jemi prindër," tha Thompson.

Një ditë më parë, McDonald's mbylli një nga ndërtesat e tij në Oak Brook, Illinois, ku ishte planifikuar të mbaheshin protesta kundër pagave të ulëta të punëtorëve të kompanisë.
XS
SM
MD
LG