Ndërlidhjet

logo-print

Biden: T'i ndihmojmë Qipros të bashkohet


Joe Biden

Joe Biden

Zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden, tha se Uashingtoni është i gatshëm të ndihmojë ishullin e ndarë etnikisht të Qipros, të bashkohet.

Biden, pas takimit me presidentin e Qipros, Nicos Anastasiadis, tha se SHBA-të mund të ofrojnë çfarëdo që është e nevojshme për të arritur "qëllimin e ri-unifikimit".

Qiproja ka qenë e ndarë që nga viti 1974, kur trupat turke e pushtuan pjesën veriore të ishullit, pas një tentimi për grushtet të frymëzuar nga Greqia.

Biden gjithashtu do të takohet me liderin turk të Qipros, Dervis Eroglu.
XS
SM
MD
LG