Ndërlidhjet

Rasmussen në Shkup: Së pari emrin, pastaj anëtarësimi


Anders Fogh Rasmussen

Anders Fogh Rasmussen

Maqedonia do të anëtarësohet në NATO vetëm pas zgjidhjes së mosmarrëveshjeve me Greqinë për çështjen, ka deklaruar në Shkup, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.

“Ju do të merrni ftesën për t’u anëtarësuar në NATO atëherë kur do të gjendet zgjidhje e përbashkët për çështjen e emrit. Prandaj ju inkurajoj të vazhdoni përpjekjet drejt gjetjes së zgjidhjes. Koha është tani!U bëj thirrje të gjithë liderëve politik të promovojnë dialog gjithëpërfshirës demokratik. Kjo është garancia më e mirë për një të ardhme të qëndrueshme dhe prosperuese” ka deklaruar Rasmussen më një konferencë të përbashkët kryeministrin Nikola Gruevski.

Ai ka shprehur përkushtimin e NATO-së për të ardhmen e vendeve të Ballkanit si pjesë e strukturave euro-atlantike. "Siguria, stabiliteti dhe e ardhmja juaj janë edhe çështje tona", ka theksuar Rassmusen.

Ndërkohë, kryeministri Nikolla Greuvski tha se Maqedonia do të vazhdoj përpjekjet për me përkushtim përmbushjen e kushteve për anëtarësim, por kërkoi që një përkushtim të tillë të ketë edhe nga Greqia.

“Sa i përket Samitit, ne do të ishim të lumtur dhe kemi shpresë dhe do bëjmë çmos që deri në shtator të ndodh diçka, por kjo nuk varet vetëm nga ne por edhe të Greqisë, nga gatishmëria dhe vullneti i tyre për të gjetur zgjidhje”, ka deklaruar Gruevski.

Gjatë vizitës në Shkup sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, është takuar me Ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki, ministrin e Mbrojtjes, Talat Xhaferi si dhe me kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti.
XS
SM
MD
LG