Ndërlidhjet

logo-print

Qeveria e Libisë u bën thirrje militantëve të largohen nga Tripoli


Tripoli...

Tripoli...

Të enjten, Qeveria e Libisë u kërkoi të gjithë militantëve të tërhiqen nga Tripoli dhe të qëndrojnë larg politikës, pasi kryetari i parlamentit i kishte kërkuar ish-rebelëve nga Misrata të "mbrojnë kryeqytetin."

Kabineti lëshoi një apel për krerët e të gjitha brigadave të armatosura në Tripoli "për të lënë qytetin dhe rijnë larg politikës”, tha ministri i Kulturës Habib Lamine.

Ministria e Brendshme e Libisë ka njoftuar të mërkurën se ka vendosur ta mbështesë një fushatë ushtarake kundër militantëve nga Halife Haftar.

Qeveria libiane ditë më parë e ka quajtur kampanjën e Haftar si një grushtet. Më 16 maj, Haftar e ka filluar një, siç e quajti ai “ofenzivë ushtarake kundër militantëve islamikë në qytetin lindor Bengazi”.

Dy ditë më vonë, grupet e militantëve u organizuan dhe e sulmuan parlamentin në Tripoli.

Që nga rrëzimi i Muhamer Gadafit në vitin 2011, autoritetet e reja të Libisë kanë luftuar me qëllim që të marrin kontrollet mbi militantët që ndihmuan në largimin e sundimtarit shumë vjeçar të vendit.
XS
SM
MD
LG