Ndërlidhjet

Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA-ve ka kaluar një ligj për t'i dhënë fund Agjencisë të Sigurisë Kombëtare (NSA), për mbledhjen e pjesës më të madhe të të dhënave të telefonit.

Legjislacioni është parë si një hap i parë drejt kufizimit të NSA-së për mbledhjen e informacioneve, që nga ish-kontraktori kësaj agjencie, Edward Snowden, shpalosi programin sekret vitin e kaluar.

Akti i Lirisë së SHBA-ve do të vendosë kontrolle të rrepta në praktikat e NSA-së për të mbledhur informacionin e thirrjeve telefonike të bëra nga miliona amerikanë.

Shtëpia e Bardhë ka mbështetur reformat.

Por, Grupet e lirive civile dhe kompanitë e teknologjisë si Google dhe Microsoft thanë se reformat nuk kanë shkuar aq larg sa duhet.

Ligjvënësit miratuan legjislacionin në një votim 303-121 më 22 maj.

Senati pritet të marrë në shqyrtim projektligjin në qershor.
XS
SM
MD
LG