Ndërlidhjet

logo-print

Arrestohen tre të dyshuarit për krime lufte që konsideroheshin të arratisur


Sami Lushtaku, Sahit Jashari dhe Ismet Haxha, janë arrestuar pas mesnatës në Qendrën Klinike Universitarë të Prishtinës, prej nga ishte thënë se janë arratisur të martën, duke refuzuar transferimin në qendrën e paraburgimit në Mitrovicën e Veriut, ku të enjten filloi procesi gjyqësor kundër “Grupit të Drenicës”.

Prokuroria Speciale e Kosovës kishte ngritur më 8 nëntor të vitit të kaluar aktakuzë ndaj 15 personave në këtë Gjykatë, nën dyshimet se kanë “kryer krime lufte kundër popullatës civile, përfshirë tortura, keqtrajtim të të burgosurve, dhe vrasje”, të cilat supozohen të jenë kryer në një qendër paraburgimi të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Likoc të komunës së Skenderajt, në vitin 1998

Të enjten, një gjykatës i EULEX-it lëshoi urdhër arresti ndaj tre të arratisurve ndërsa vendosi që të paraburgosurit të dërgohen në qendrën e paraburgimit në Dubravë të Istogut.
XS
SM
MD
LG