Ndërlidhjet

Së paku 14 ushtarë të vrarë në Ukrainën lindore


Ilustrim

Ilustrim

Ushtruesi i detyrës së presidentit të Ukrainës Oleksander Turchynov, thotë se numri i ushtarëve të vrarë gjatë natës së kaluar si rezultat i një sulmi nga ana e seperatistëve në rajonin Donetsk, ka arritur në 13 ushtarë.

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se edhe një ushtarë është vrarë në rajonin Luhansk.

Sulmet vdekjeprurëse për ushtrinë ukrainase ngjajnë në kohën kur ajo e ka vazhduar ofenzivën ndaj seperatistëve pro-rusë të cilët i kanë kanë shpallur në atë pjesë, të ashtuquajturat “republikat e popullit”.

Sulmet ndaj ushtrisë kanë ardhur dy-tri ditë para mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale më 25 maj.

U.d. i kryeministrit të Ukrainës Arseniy Yatsenyuk e ka akuzuar Rusinë se po përpiqet ta eskalojë situatën përpara mbajtjes së votimit.

Yatsenyuk, gjatë të enjtes, i ka bërë thirrje OKB-së që ta mbajë një takim urgjent në lidhje me krizën në Ukrainë.
XS
SM
MD
LG