Ndërlidhjet

logo-print

Putin mbanë fjalim në Forumin Ekonomik në Shën Petërsburg


Presidenti rus, Vladimir Putin

Presidenti rus, Vladimir Putin

Presidenti rus Vladimir Putin, do ta mbajë një fjalim sot në një forum ndërkombëtar të biznesit në Shën Petërsburg.

Forumi është bojkotuar nga dhjetëra udhëheqës të kompanive perëndimore si shenjë përgjigje ndaj aneksimit të Krimesë nga ana e Rusisë si dhe për rolin e Rusisë në krizën ukrainase.

Ndihmësja e presidentit Putin, Yuri Ushakov, thotë se Putin gjatë fjalimit do ta shpalosë mendimin e tij rreth problemeve ekonomike globale, si dhe planet e Moskës për ta rimëkëmbur ekonominë ruse.

Përmes një mesazhi në drejtim të pjesëmarrësve të Forumit Ekonomik Ndërkombëtar në Shën Petërsburg, Presidenti Putin një ditë më parë, ka theksuar se forumi është i përkushtuar me qëllim të identifikimit të mënyrave që të çojnë në forcimin e besimit për një epokë të ndryshimit.
XS
SM
MD
LG