Ndërlidhjet

logo-print

Dempsay: Po shkatërrohet mundësia për të biseduar me talebanët


Ilustrim

Ilustrim

Një zyrtarë i lartë ushtarak i Shteteve të Bashkuara thotë se talebanët duhet të përfitojnë nga një mundësi e vogël që tashmë ka mbetur, e të përfundojnë konfliktin në Afganistan.

Gjenerali i ushtrisë amerikane Martin Dempsay, udhëheqës i shefave të përbashkët të shtabit të SHBA-ve, i ka thënë agjencisë Reuters, se “pozita e talebanëve për të negocijuar nuk po përmirësohet. Ajo po shkatërrohet”.

Këto komente Dampsey i ka bërë pas takimit më udhëheqësit ushtarakë të NATO-s në Bruksel të cilët kanë diskutuar për planet e aleancës për dërgimin e një misioni të vazhdueshëm trajnimi në Afganistan, ngase deri në fund të vitit, shumica e trupave të NATO-s largohen nga Afganistani.

Talebanët e kanë intensifikuar fushatën kryengritëse në Afganistan, në kohën kur pritet të votohet për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.
XS
SM
MD
LG