Ndërlidhjet

Sulmet në Kinë i kryen pesë kamikazë


Ilustrim

Ilustrim

Mediat shtetërore të Kinës thonë se pesë kamikazë e kanë kryer sulmin e 22 majit në tregun e mbushur me njerëz në Kinën perëndimore dhe numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 31, ndërsa të plagosur janë 94 të tjerë.

Sulmi ka ndodhur në qytetin Urumqi, që ëshjtë kryeqytet i rajonit të trazuar Xinjiang.

E përditshmja “People’s”, gazetë zyrtare e partisë komuniste të Kinës, ka njoftuar sot se autoritetet po hetojnë nëse ka pasur bashkëpunëtorë të tjerë.

Ky ishte sulmi i dytë vetëvrasës në kryeqytet, në një periudhë prej tri javësh.

Nga një sulm me thikë në një stacion treni në Urumqi, në fund të prillit, ishte vrarë një person dhe ishin plagosur 79 të tjerë.

Pekini i ka fajësuar islamistët dhe seperatistët për dhunën në Xinjiang, ndërkaq, kritikët thonë se është shtuar rreziku.
XS
SM
MD
LG