Ndërlidhjet

logo-print

Vritet një qytetar gjatë protestave anti-qeveritare në Turqi


Ilustrim

Ilustrim

Një person ka mbetur i vdekur si rezultat i një plumbi qorr që u hodh gjatë një përleshje ndërmjet policisë dhe protestuesve anti-qeveritarë në Turqi.

Zyrtarët qevëritarë thonë se 30-vjeçari Ugur Kurt, nuk ishte protestues, por ishte pjesëmarrës në një ceremoni varrimi në kohën kur policia ka hapur zjarr në afërsi të atij lokacioni, ku nga ana e policisë është përdorur municion, gaz lotsjellës dhe plumba gome.

Ndërkaq, dhjetë persona kanë mbetur të plagosur.

Protestuesit po protestonin për shkak të vdekjes së një djali të ri, po ashtu, si rezultat i të shtënave të policisë gjatë një proteste anti-qeveritare të vitit të kaluar.

Ata po protestonin, gjithashtu, ndaj qeverisë, e cila sipas tyre ka dështuar që t'i kontrollojë standardet e sigurisë në minierën në qytetin Soma, ku më shumë se 300 minatorë kanë vdekur nga një shpërthim që ka ndodhur javën e kaluar.
XS
SM
MD
LG