Ndërlidhjet

Kandidatët për president të Ukrainës, sot e përmbyllin fushatën


Kandidati për president të Ukrainës, Petro Poroshenko

Kandidati për president të Ukrainës, Petro Poroshenko

Kandidatët të cilët konkurrojnë për postin e presidentit të Ukrainës, sot do të mbajnë tubimet e tyre përmbyllëse të fushatës për zgjedhjet e 25 majit.

Tubimet do të mbahen një ditë pas vrasjes së 17 ushtarëve ukrainas nga ana e seperatistëve pro-rusë në lindje.

Në votimin e 25 majit për postin e presidentit kandidon edhe manjati 48 vjeçar Petro Poroshenko, por edhe rreth 20 kandidatë të tjerë, duke përfshirë edhe ish-kryeministren Julia Timoshenko.

Raundi i dytë pritet të mbahet më 15 qershor.

Poroshenko ka premtuar se nëse zgjidhet president, trazirat në lindje të Ukrainës do të përfundojnë pas tre muajsh.
XS
SM
MD
LG