Ndërlidhjet

Grupi Boko Haram shpallet nga OKB-ja si grup terrorist


Boko Haram

Boko Haram

Kombet e Bashkuara e kanë vendosur në listën e zezë grupin Boko Haram ndërsa kanë vendosur sanksione kundër pjestarëve të këtij grupi, duke i cilësuar ata një si grup i lidhur me organizatën terroriste Al-Kaida.

Vendimi i OKB-së që është marrë me kërkesë të Nigerisë, ka hyrë në fuqi me 22 maj.

Ky vendim ua ngrinë asetet, u vendosë embargo armësh dhe ua ndalon udhëtimin pjestarëvce të grupit.

Boko Haram është krijuar 10 vite më parë, ndërsa ka për qëllim krijimin e një shteti islamik në Nigerinë veriore.

Mijëra persona janë vrarë nga sulemt e kyra nga ky grup që nga viti 2009.

Vendimi me të cilin Boko Haram cilësohet si grup terrorist, sipas ambasadorës amerikane në OKB, Samantha Power, është një hap i rëndësishëm.
XS
SM
MD
LG