Ndërlidhjet

Rusia në vjeshtë do ta testojë sërish raketën Bulava


Raketa Bulava
Raketa Bulava
Një zyrtarë nga Ministria ruse e mbrojtjes ka njoftuar se këtë vjeshtë do të rifillojnë testimet për lansimin e raketës interkontinentale Bulava, për të cilën qeveria shpreson se do të jetë e ardhmja e arsenalit të tij atomik.

Zëvendësministri i mbrojtjes Yury Borisov, lajmin e ka bërë me dije sot para pjesmarrësve të një konference ndërkombëtare të Sigurisë që po mbahet në Moskë.

Javën e kaluar, agjencia ruse e lajmeve Interfax ka cituar burime të saj të kenë thënë se raketa do të testohet në shtator.
XS
SM
MD
LG