Ndërlidhjet

logo-print

Vriten 22 persona nga një sulm i rebelëve në Siri


Ilustrim

Ilustrim

Së paku 22 përsona kanë vdekur kur rebelët sirianë kanë bombarduar një tendë që po përdorej për fushatë zgjedhore në provincën jugore Deraa.

Observatori sirian për të drejtat e njeriut me bazë në Londër, ka njoftuar se në mesin e të vdekurve janë të paktën 11 civilë duke përfshirë edhe një fëmijë.

Të paktën 30 persona janë plagosur nga ky sulm, ndërsa disa prej tyre, sipas raporteve, kanë marrë lëndime të rënda.

Siria do ti mbajë zgjedhjet me 3 qershor.

Bashar al-Assad ka kandiduar për një mandat të tretë shtatë vjeçarë.

Observatori me seli në Londër i cili monitoron dhunën në anën e rebelëve dhe forcave qeveritare, njoftojnë se më shumë se 160 mijë persona janë vrarë që nga fillimi i konfliktit në Siri, tri vite më parë.

Miliona sirianë janë shpërngulur nga shtëpitë e tyre.
XS
SM
MD
LG