Ndërlidhjet

Tensionohet situata në Taxhikistan


Ilustrim

Ilustrim

Qindra protestues në provincën Badakhsgan në Taxhikistanin lindorë e kanë kaluar natën nën çadra duke insistuar që qeveria ti përmbushë kërkesat e tyre.

Protestuesit po kërkojnë një hetim rreth përleshjeve vdekjeprurëse të 21 majit si dhe dorëheqjen e guvernatorit lokal të qytetit Khorugh, shefave të policisë dhe prokurorit të rastit.

Si rezultat i përleshjeve në Khorugh më 21 maj, kanë mbetur të vdekur tre persona në mesin e të cilëve edhe një poli,c derisa janë plagosur së paku shtatë persona, tre nga të cilët policë.

Situata ka eskaluar gjatë një ofenzive policore kundër kriminelëve të dyshuar, aksion gjatë të cilit banorët lokalë kanë reaguar.

Gjatë ditës së enjte, ministri i brendshëm i Taxhikistanit Ramazon Rahim, është munduar ti bindë protestuesit që të largohen nga qendra e qytetit, por bisedimet nuk kanë përfunduar me ndonjë rezultat.
XS
SM
MD
LG