Ndërlidhjet

EULEX konfirmon arrestimin e dy personave për dy vrasje të 2004-tes


Ilustrim
Ilustrim
Misioni EULEX ka njoftuar sot se dy persona janë arrestuar si të dyshuar për vrasjen e një pjestari të Policisë së Kosovës dhe vrasjen e një pjestari të Policisë së UNMIK-ut në vitin 2004.

Sipas një kumtese të lëshuar, arrestimi tyre është bërë të enjten pas një aksioni të Policisë së Kosovës dhe Njësisë së EULEX-it për Hetimin e Krimit të Organizuar.

Të dy personat, janë arrestuar në rajonin e Prishtinës dhe të Podujevës.

“Operacioni është pjesë e një hetimi të vazhdueshëm lidhur me vrasjen e një pjesëtari të Policisë së Kosovës dhe të një pjesëtari të Policisë së UNMIK-ut e cila ndodhi në mars 2004 deri sa ata ishin në një patrullim të përbashkët në rajonin e Podujevës”, ka njoftuar misioni EULEX.

Hetimet sipas kumtesës, është duke i kryer një prokurori i misionit EULEX ndërsa dy të arrestuarit do të paraqiten sot para gjykatësist ku do të mbahet seanca për caktim të paraburgimit .
XS
SM
MD
LG