Ndërlidhjet

“Një popull në këmbë kundër drogës, Rama në shtëpi”, kjo ka qenë motoja e opozitës në protestën e së premtes.

Nën tingujt e Himnit të Bashkimit Europian “Ode to Joy” të Beethovenit, me mijëra anëtarë , simpatizantë e mbështetës së kësaj thirrje, kanë dalë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit “ në Tiranë përballë Kryeministrisë.

Në fjalën drejtuar të pranishmëve kryetari I PD Lulëzim Basha tha :
“Shqetësimi që na ka bashkuar dhe ngritur në këmbë nuk është nga ato që shohim rëndom në arenën e opozitës e pozitës. Shqetësimi për narkotrafikun është kombëtar, të jemi apo mos të jemi një vend demokratik që është pjesë e Evropës. Trafiku nga deti, ajri, toka është shqetësimi ynë mbarëkombëtar që duhet ta flakur".

" Droga përbën sot agresionin më të madh, droga në sistem i thotë nxënësit e studentit, mos mëso se fiton më shumë se fiton më shumë duke trafikuar, fermerit, fiton më shumë me drogë se me perimet që mbjell. Por asnjë vend nuk ka bërë hajër përmes drogës. Droga vetëm ka hapur varre e ka hapur plagë ka shkatërruar familjet”, tha ai.

Protesta ka përfunduar me fjalën e zotit Basha, e më pas protestuesit janë larguar.

Një pjesë e tyre janë zhvendosur pak metra më tej, në krah të ndërtesës së kryeministrisë ku po vazhdon greva e urisë e të shkarkuarve nga puna në administratë.

Janë 14 persona që sot kanë hyrë në ditën e tretë të grevës së tyre të urisë.

Shoqata “Mbro Administratën” kërkon rikthimin në vendet e punës, të gjithë të shkarkuarve për motive politike nga administrata publike, për të cilët ka vendime gjyqësore kundër largimit nga puna. Ata janë vizituar këto ditë nga deputetë të Partisë Demokratike.
XS
SM
MD
LG