Ndërlidhjet

Qeveria themelon komision për Fondin e punësimit


Kabineti qeveriter

Kabineti qeveriter

Qeveria e Kosovës ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës, në të cilën ka shqyrtuar vendime dhe dokumente të politikave qeveritare nga fushat e përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

Vendimi i parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme, ishte themelimi i një komisioni ndërqeveritar i cili do të kryejë analizat përkatëse për themelimin e Fondit për punësim dhe zhvillim.

Komisioni do ketë këtë përbërje nga disa përfaqësues të ministrive të ndryshme të Kosovës, në krye me Ministrinë e Financave.

Gjithashtu do të jetë edhe një përfaqësues nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës dhe një nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës.

Në njoftimin e Qeverisë thuhet se Komisioni Qeveritar mund të ftojë edhe përfaqësues tjerë nga institucionet e Republikës së Kosovës dhe nga sektori i Biznesit të cilit mund t’i kontribuojnë zhvillimit të fondit.
XS
SM
MD
LG