Ndërlidhjet

Numri vjetor i krimeve financiare të evidentuara nga Policia e Kosovës, Dogana dhe Administrata Tatimore e Kosovës është rritur në mes të viteve 2012 dhe 2013 nga 2184 deri në 3537 krime, thuhet në raportin tre mujor të Strategjisë kombëtare e cila ka për qëllim parandalimin e ekonomisë joformale, pastrimin e parave, financimin e terrorizimit dhe krimeve financiare.

Ministri në largim i Financave Besim Beqaj ka thënë se këto të dhëna dëshmojnë se proceset e zbulimit dhe hetimit të autoriteteve kombëtare janë zhvilluar sa i përket luftës kundër pastrimit të parave dhe krimeve të tjera financiare dhe ekonomike.

Sipas tij, numri vjetor i dënimeve që kanë të bëjnë me krimet financiare arrin në mbi 1500.
XS
SM
MD
LG