Ndërlidhjet

Turqi: 2 të vrarë gjatë përleshjeve në Stamboll


Së paku dy persona kanë vdekur nga plagët e marra gjatë një proteste në Stamboll, ku protestuesit u përplasën me policinë.

Kryetari i Stambollit Avni Mutlu, tha se viktima e dytë vdiq nga plagët e marra pas një shpërthimi të një granate.

Viktima e parë, ishte një 30 vjeçar që u qëllua në kokë me plumb. Ai nuk ishte protestues, por po merrte pjesë në një varrim në Stamboll, kur policia shtiu zjarr pranë protestuesve.

Të paktën 10 persona u lënduan nga dhuna.


Protesta po bëhej për shkak të vdekjes së një adoleshenti vitin e kaluar, dhe protestuesin e akuzonin policinë për vrasjen e tij.

Ata gjithashtu po protestonin për shpërthimin në minierën në qytetin Soma javën e kaluar.
XS
SM
MD
LG