Ndërlidhjet

Vietnam: Një grua e vuri veten në zjarr në shenjë protese


Protestë në Vietnam

Protestë në Vietnam

Një grua vietnameze ka vdekur pasi e vuri veten në zjarr në qytetin Ho Chi Minh, për të protestuar pretendimet e Kinës për Detin Jugor.

Gruaja 67-vjeçare, e cili mbante parulla duke thënë "kundër Kinës në det Vietnamit" e bëri këtë protestë para Pallatit të Pavarësisë të qytetit.

Veprimi i saj vjen një javë pas trazirave vdekjeprurëse në Vietnam, pas vendosjes së një pajisjeje të naftës me vlerë 1 miliard dollarë nga ana e Kinës, në ujërat që Vietnami i pretendon të vetat.

Këto trazira shkaktuan vdekjen e tre shtetasve kinezë.

Kryeministri i Vietnamit Nguyen Tan Dung tha këtë javë se qeveria e tij po konsideron opsione të ndryshme për "mbrojtje kundër Kinës", duke përfshirë veprime ligjore për të luftuar vendosjen e këtyre pajisjeve.
XS
SM
MD
LG