Ndërlidhjet

Amnesty International: Tatarët janë të rrezikuar


Tatarë në Krime

Tatarë në Krime

Amnesty International, në një raport të publikuar sot, thotë se tatarët e Krimesë janë të rrezikuar nga përndjekja dhe ngacmimi, pasi gadishulli ukrainas u aneksua nga Rusia në muajin mars.

John Dalhuisen, drejtori programit të Amnestiy-së për Evropë dhe Azi Qendrore, tha se komuniteti tatar është duke u përballur me "rritje të dhunës dhe diskriminimit".

Ai tha se deri në 7 mijë tatarë tashmë janë larguar nga Krimeja, duke shtuar se ata që kanë mbetur janë në presion të dorëzojnë shtetësinë e tyre ukrainase, dhe të aplikojnë për pasaporta ruse.

Ky raport i Amnesty International vjen në prag të zgjedhjeve presidenciale në Ukrainë, që mbahen më 25 maj, në të cilat tatarët dhe banorët tjerë të Krimesë nuk do të mund të marrin pjesë.
XS
SM
MD
LG