Ndërlidhjet

Personi më i vjetër në Amerikë, pjesë e një grupi shumë të vogël të njerëzve që kanë lindur në shekullin e 19, feston sot ditëlindjen e 115.

Jeralean Talley, e cila u lind më 23 maj 1899, është personi i dytë më i vjetër në botë. Ajo vitin e kaluar kishte shkuar për peshkim, dhe ende ia del mbanë vetë.

Për ditëlindjen e saj, Talley do të shkojë te mjeku për një vizitë, edhe pse thotë që nuk ndihet e sëmurë.

Banorët e qytetit Michigan, ku edhe jeton Talley, planifikojnë t'ia festojnë ditëlindjen asaj.

Përgjigja e saj, se si ia ka dalë të jetojë kaq shumë vite, nuk ka ndryshuar kurrë.

"E tëra është në duart e Zotit", thotë ajo.
XS
SM
MD
LG