Ndërlidhjet

Ashton bën thirrje për zgjedhje demokratike në Ukrainë


Catherine Ashton

Catherine Ashton

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Catherina Ashton, thotë se zgjedhjet e ardhshme presidenciale e Ukrainës do të jenë një hap i madh drejt uljes së tensioneve në vend dhe rivendosjes së stabilitetit politik.

Në një deklaratë të lëshuar nga zyra e saj në Bruksel më 23 maj, Ashton përsëriti gjithashtu se Ukraina ka "mbështetjen më të fortë të BE-së për mbajtjen e zgjedhjeve të lira, transparente dhe të drejta më 25 maj, duke lejuar njerëzit e Ukrainës të zgjedhin për të ardhmen e tyre me mjete paqësore dhe demokratike".

Ajo shtoi se "autoritetet zgjedhore duhet të lejohen të kryejnë zgjedhje pa pengesë në të gjithë vendin dhe vëzhguesit vendas dhe ndërkombëtarë duhet të lejohen të përmbushin plotësisht funksionin e tyre."
XS
SM
MD
LG