Ndërlidhjet

Schulz: BE-ja të gjejë mënyrë si t'i ndihmojë Ballkanit


Martin Schulz
Martin Schulz
Presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz gjatë vizitës së tij në Gunja, një nga fshatrat e prekura nga përmbytjet në Kroaci, tha se institucionet evropiane duhet të ndihmojnë në ndonjë mënyrë këtyre vendeve.

"Të gjithë që e shohin këtë, që e shohin këtë situatë të tmerrshme, mund të shprehin vetëm dhembshuri dhe solidaritet me popujt e prekur nga përmbytjet. Si president i Parlamentit Evropian, them se duhet të mendojmë se çfarë mund të bëjmë si institucione evropiane për të ndihmuar", tha Schulz.

Edhe kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka kërkuar ndihmë nga BE-ja, duke thënë se dëmi që ka pësuar vendi i tij nga përmbytjet tejkalon 0.64 për qind të bruto prodhimit të brendshëm, çfarë është kusht për ndihmë nga BE-ja.

Vuçiq ka thënë se sipas vlerësimeve aktuale, dëmi arrin në 174.5 milionë euro.

“Në Serbi kemi 140 qendra që kujdesen për njerëzit; 47 nga to janë në Beograd dhe 93 të tjera në gjithë vendin”, ka thënë Vuçiq më 22 maj gjatë një konference.

Përmbytjet më të këqija në Ballkan në disa vite kanë goditur rëndë Serbinë, Bosnjën dhe disa pjesë të Kroacisë.

Si pasojë e tyre kanë humbur jetën dhjetëra persona.
XS
SM
MD
LG