Ndërlidhjet

logo-print

SHBA vendos sanksione mbi një zyrtar iranian


Departamenti amerikan i Thesarit ka shpallur sanksione kundër Morteza Tamaddon, një zyrtar qeveritar iranian, pasi thuhet se ai është përfshirë në aktivitete që kufizojnë lirinë e shprehjes dhe tubimit të qytetarëve të Iranit.

Nënsekretari për Terrorizmin dhe Informacionin Financiar David S. Cohen tha se "Shtetet e Bashkuara janë përqendruar fuqishëm në promovimin e mundësive për popullin iranian për të ushtruar plotësisht të drejtat e tyre universale."

Ai shtoi se "ne do të vazhdojmë përpjekjet për të kundërshtuar censurën e qeverisë iraniane ndaj popullit iranian."

Tamaddon është aktualisht kryetar i Këshillit të Sigurimit Publik të Provincës Teheranit.
XS
SM
MD
LG