Ndërlidhjet

Shpërthime në Islamabad


Pakistan
Pakistan
Dy bomba kanë shpërthyer sot në Islamabad, duke vrarë një roje të sigurisë dhe duke plagosur një tjetër.

Shpërthimi i parë ka ndodhur në një zonë tregtare në afërsi të qendrës së qytetit, duke shkaktuar edhe viktimën.

Sulmi i dytë, ndërkaq, është përshkruar nga autoritetet si sulm me intensitet më të ulët dhe ka ndodhur në një pjesë tjetër të qytetit.

Përgjegjësinë për shpërthimet nuk e ka marrë ende asnjë grup.

Ato ndodhin pas tre ditësh sulme ajrore dhe tokësore nga ushtria pakistaneze kundër bastioneve militante në rajonin fisnor të Vaziristanit Verior.

Ofensiva ka lënë të vrarë së paku 75 njerëz.
XS
SM
MD
LG