Ndërlidhjet

logo-print
Aktorja iraniane, Leila Hatami, ka kërkuar ndjesë pasi ka puthur në faqe drejtorin e Festivalit të Filmit në Kanë – akt ky që ka zemëruar autoritetet në Teheran.

Në letrën dërguar Organizatës së Kinemave të Iranit, Hatami ka thënë se “i vjen keq që ka lënduar ndjenjat e disa njerëzve”.

Ajo ka thënë se presidenti i festivalit, Gilles Jacob, 83 vjeç, ka harruar rregullat islamike për sjelljen në publik.

Duke nënvizuar respektin e saj për rregullat islamike, Hatami ka thënë:

“Në sytë e mi, ai është sigurisht një gjysh i vjetër që ka qenë edhe nikoqir i imi”.

Sipas interpretimit iranian të Ligjit të Sheriatit, gruaja nuk lejohet të ketë kontakte fizike me një burrë jashtë familjes së saj.
XS
SM
MD
LG