Ndërlidhjet

Sulme në Pakistan, 7 të vrarë


Pakistan - foto arkivi
Pakistan - foto arkivi
Së paku shtatë njerëz janë vrarë nga sulmet me bomba në Pakistan, dy prej të cilave kanë ndodhur në Islamabad.

Sulmi më vdekjeprurës është shënuar në rajonin fisnor Mohmand, pranë kufirit me Afganistanin.

Gjashtë ushtarë janë vrarë dhe një është plagosur nga shpërthimi i bombës në anë të rrugës.

Ndërkaq, në Islamabad, shpërthimi i parë ka ndodhur në një zonë tregtare në afërsi të qendrës së qytetit, duke vrarë një roje të sigurisë.

Sulmi i dytë është përshkruar nga autoritetet si sulm me intensitet më të ulët dhe ka ndodhur në një pjesë tjetër të qytetit.

Përgjegjësinë për shpërthimet nuk e ka marrë ende asnjë grup.

Ato ndodhin pas tre ditësh sulme ajrore dhe tokësore nga ushtria pakistaneze kundër bastioneve militante në rajonin fisnor të Vaziristanit Verior.

Ofensiva ka lënë të vrarë së paku 75 njerëz.
XS
SM
MD
LG