Ndërlidhjet

Në Qendrën Korrektuese të Dubravës ka ndërruar jetë sot një i burgosur.

“Sot, rreth orës 08:30 të mëngjesit, në Qendrën Korrektuese të Dubravës ka ndodhur një incident, ku i dënuari A. K., i lindur më 15.04.1986, me të filluar aktivitetet sportive në këtë qendër, është ngjitur mbi konstruksionin e metalit të fushës së sportit, ku edhe ka rënë nga ajo lartësi”, thuhet në njoftimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Sipas tij, i burgosuri në fjalë ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal në Pejë rreth orës 9:30.

Ai ka qenë i dënuar me tre vjet burgim për veprën penale "grabitje".
XS
SM
MD
LG