Ndërlidhjet

Papa arrin në Jordani


Papa Françesku
Papa Françesku
Papa Françesku ka arritur në Jordani, duke nisur kështu vizitën treditore në Tokën e Shenjtë.

Ai është pritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Amanit nga mijëra njerëz, përfshirë princin e Jordanisë, Ghazi bin Mohammed, dhe patriarkun latin të Jerusalemit, Fouad Tvai.

Ai do të takojë edhe mbretin Abdullah, si dhe do të mbajë një meshë për banorët.

Të dielën, Papa do të qëndrojë në Betlehem të Bregut Perëndimor, ku do të takojë liderin palestinez, Mahmud Abbas.
XS
SM
MD
LG