Ndërlidhjet

Vriten 5 militantë në Ingusheti


Ingusheti
Ingusheti
Pesë militantë janë vrarë në një operacion të sigurisë në republikën e trazuar ruse të Kaukazit Verior, Ingusheti.

Ministria e Brendshme ka thënë se operacioni është kryer në fshatin Sagopshi të qarkut Malgobek, më 24 maj.

Forcat e sigurisë kanë ndjekur militantët në një shtëpi, ku ka banuar një polic.

Militantët kanë refuzuar të dorëzohen dhe kanë hapur zjarr ndaj forcave të sigurisë.

Të pesë militantët janë vrarë, ashtu si edhe polici dhe gruaja e tij.
XS
SM
MD
LG