Ndërlidhjet

Radikalët ukrainas “kërcënojnë gazin”


Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se vendi i tij është i shqetësuar me “radikalët ukrainas” që kërcënojnë të ndërpresin furnizimet me gaz në Evropë.

“Nuk e fsheh se jemi të shqetësuar nga deklaratat e disa radikalëve ukrainas dhe kërcënimet e tyre direkte për të ndërhyrë në tranzitin tonë të gazit në Evropë. Shpresojmë se një gjë e tillë nuk do të ndodhë”, ka thënë Putin, duke iu adresuar një forumi ekonomik ndërkombëtar në Shën Petersburg.

Putini, po ashtu, ka thënë se Rusia është në dijeni për planet e Evropës për të zgjeruar furnizimet me energji, por duke iu referuar planeve për import të gazit nga Shtetet e Bashkuara, Putin ka thënë se do të ishte shumë më shtrenjtë për Evropën të blejë gaz nga SHBA-ja sesa nga Rusia.
XS
SM
MD
LG