Ndërlidhjet

Putin: Rusia s’mund të izolohet


Presidenti rus, Vladimir Putin.
Presidenti rus, Vladimir Putin.
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se nuk është e mundur që Rusia të izolohet nga ekonomia globale, pavarësisht presionit nga Perëndimi për shkak të krizës në Ukrainë.

Putin, duke folur në margjina të një Forumi Ekonomik Ndërkombëtar në Shën Petersburg, ka thënë se sanksionet e vendosura nga Perëndimi mbi Rusinë, për shkak të aksioneve në Ukrainë, “janë krejtësisht kundërproduktive”.

Ai ka thënë se sanksionet nuk përkojnë me ligjin ndërkombëtar dhe çojnë në jostabilitet global.

Putin ka thënë se shpreson se kriza në Ukrainë nuk do të rrëshqasë në luftë civile me Perëndimin.

Ai ka thënë se Moska nuk ka plane të rindërtojë Bashkimin Sovjetik.
XS
SM
MD
LG