Ndërlidhjet

Putin: Charles me sjellje jombretërore


Presidenti rus, Vladimir Putin.

Presidenti rus, Vladimir Putin.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se komentet e princit Charles të Britanisë, i cili raportohet të ketë krahasuar aksionet e Putinit në Krime me ato të Adolf Hitlerit, janë “të papranueshme” dhe “sjellje jombretërore”.

Putin ka thënë se nuk i ka dëgjuar komentet e bëra nga Charles, por nëse ai e ka bërë këtë krahasim, “kjo nuk është sjellje mbretërore”.

Princi Charles thuhet se i ka bërë këto deklarata gjatë bisedës me një grua hebreje, e cila u ka ikur nazistëve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Putini po ashtu ka thënë se nuk do t’iu shmanget takimeve me liderët perëndimorë, kur të vizitojë Francën muajin e ardhshëm.

Vizita, me rastin e 70-vjetorit të fillimit të çlirimit të Evropës nga pushtimi nazist, do të jetë hera e parë për Putinin që do të takojë personalisht liderët perëndimorë prejse ka nisur kriza në Ukrainë në muajin shkurt.
XS
SM
MD
LG