Ndërlidhjet

Ukrainasit sot votojnë për presidentin


Pamje nga votimi në Ukrainë

Pamje nga votimi në Ukrainë

Qytetarët e Ukrainës sot po votojnë për ta zgjedhur presidentin e tyre.

Votimi vjen në kohën kur seperatistët pro-rusë vazhdojnë të kenë nën kontrollë dy rajonet në lindje të Ukrainës.

Zyrtarët ukrainas kanë njoftuar se shumë vendvotime në Donetsk e Luhansk nuk ka gjasa që të hapen.

Ushtruesi i detyrës së kryeministrit të Ukrainës Arseni Yatsenyuk, tha se mbajtja e zgjedhjeve, është një hap i parë drejt stabilizimit të situatës në lindje.

Presidenti rus Vladimir Putin, ka premtuar se do të punojë me administratë e re të Ukrainës.

Kievi në anën tjetër e akuzon Moskën për mbështetje të seperatistëve.

Sido që të jetë, janë tetëmbëdhjetë kandidatë që synojnë të jenë lider të ardhshëm të Ukrainës.

Sondazhet tregojnë se më së shumti vota do të arrijë të fitoj miliarderi Petro Poroshenko, por ai nuk besohet se do të fitoj me më shumë se 50 pë qind, me çka nuk do të ndodhte balotazhi.

Kundërshtarja e tij në këtë garë është ish-kryeministrja, Yulia Tymoshenko.
XS
SM
MD
LG