Ndërlidhjet

Shtohen masat e sigurisë pas tri vrasjeve në Bruksel


Ilustrim
Ilustrim
Autoritetet belge i kanë shtuar masat e sigurisë në vende hebraike për shkak të vrasjes së tre personave në afërsi të një muzeu hebre në Bruksel.

Personi i katërt vazhdon të jetë në gjendje kritike.

Policia ka njoftuar se një person i cili ishte arrestuar si i dyshuar, është liruar ndërsa policia është në kërkim të një të dyshuari tjetër.

Dy nga të vdekurit ishin turistë nga Izraeli.

Zyra e prokurorisë belge ka njoftuar se viktimat kanë qenë të goditura me plumba në fyt ose në fytyrë.

Kryeministri Elio Di Rupo e ka shprehur mbështetjen e tij për komunitetin hebre.

Kryeministri izraelit benjamin Netanjahu e ka dënuar fuqishëm rastin, duke shtuar se vrasjet janë “rezultat i nxitjës së madhe të urrejtjes ndaj hebrenjëve dhe shtetit të tyre".
XS
SM
MD
LG