Ndërlidhjet

12 të vdekur nga përmbytjet në Kinë


Ilustrim
Ilustrim
Agjencia kineze e lajmeve, ka njoftuar se 12 persona kanë vdekur si rezultat i përmbytjeve në Kinën jugore.

Agjencia Xinhua, ka njoftuar se përmbytjet kanë prekur rreth 650 mijë banorë në qytetin Qingyuan në provincën Guangdone derisa rreth mbi 3 mijë shtëpi janë shkatërruar.

Si rezultat i përmbytjeve, vlerësohet se është shkaktuar dëm në vlerë prej 293 milionë dollarësh.

Më shumë se 20 mijë banorë në qytetin Shitan, ende nuk kanë ujë të pijshëm pë shkak se rezervuarët janë ndotur nga ujërat e përmbytjes
XS
SM
MD
LG