Ndërlidhjet

Vriten gjashtë policë në Pakistan


Ilustrim

Ilustrim

Persona të armatosur e kanë sulmuar një pikë ndalimi të policisë në jugperëndim të Pakistanit, me ç’rast kanë mbetur të vdekur të paktën gjashtë zyrtarë policorë.

Zyrtarët kanë njoftuar se sulmi ka ngjarë sot në afërsi të Balochistan në provincën Khuzdar.

Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Që nga viti 2004, rajoni Balochistan, ka qenë vatër e dhunës nga ana e radikalëve islamikë dhe rebelëve.

Gjatë viteve, mijëra persona janë vrarë dhe qindra të tjerë janë zhdukur
XS
SM
MD
LG