Ndërlidhjet

Vritet një fotoreporter italian në Ukrainën lindore


Ilustrim

Ilustrim

Një fotoreporter italian është raportuar se është vrarë në Ukrainën lindore.

Ministria e Jashtme e Italisë ka njoftuar se Andrea Rocchelli, besohet se është vrarë më 24 maj, në afërsi të qytetit Slovynask, ku seperatistët pro-rusë po luftonin ndaj trupave qeveritare të Ukrainës.

Deklarata e ministrisë saktëson se trupi i pajetë i gazetarit do të mirret nga spitali kur të identifikohet edhe një shtetas rus që është viktimë e që ka qenë përkthyesi i fotoreporterit.

Raportet kanë bërë me dije se gazetari italian dhe përkthyesi i tij rus, janë goditur nga mortaja.
XS
SM
MD
LG