Ndërlidhjet

Zbulohet një tentim mashtrimi afro 1 milon euro


Ilustrim
Ilustrim
Dogana e Kosovës përmes një kumtese të lëshuar kanë bërë me dije se e kanë zbuluar një tentim të mashtrimit afro 1 milion euro nga një kompani që shet naftë me shumicë.

“Oficerët doganor gjatë kontrollit tek një subjekt i autorizuar për shitje me shumicë të naftës, respektivisht një kompani e cila është e autorizuar për procedura me ndikim ekonomik kanë zbuluar keqpërdorim të autorizimit për depo doganore. Kjo kompani ka poseduar autorizim për depo doganore po me procedurën e re të depove doganore ka pasur obligim ligjor që të bëj shkarkimet e të gjitha stoqeve nga procedura paraprake”, ka njoftuar Dogana e Kosovës

Gjatë kontrollit tek subjekti, sipas kumtesës, zyrtarët doganor kanë konstatuar se subjekti ka lëshuar në qarkullim të lirë totalin e stoqeve të derivateve në sasi prej 1,790,843 litra duke mos i deklaruar shkarkimet për të përmbushur obligimet e taksave në shumë prej 944,212.32 €.

“Ndaj kompanisë është iniciuar procedura kundërvajtëse për shmangje të taksave si dhe menjëherë i është tërhequr autorizimi për procedura me ndikim ekonomik, gjithashtu gjatë ditëve në vijim pritet të procedohet edhe procedura për ngritjen e kallëzimit penal në bashkëpunim me prokurorinë kompetente”, ka njoftuar dogana e Kosovës.
XS
SM
MD
LG