Ndërlidhjet

Ukrainasit lirojnë dy gazetarët e arrestuar rusë


Ilustrim
Ilustrim
Dy gazetarë rusë të arrestuar e të mbajtur për një javë nga autoritetet ukrainase, janë liruar sot.

Oleg Sidyakin dhe Marat Saichenko janë arrestuar më 18 maj në afërsi të qytetit Kramatorsk.

Teksa kanë folur para gazetarëve pas lirimit të tyre dhe arritjes në Moskë, Sidyakin dhe Saichenko i kanë mohuar pretendimet se ata mbanin predha kundër ajrore në momentin kur ishin arrestuar.

Më 21 maj, edhe presidenti rus Vladimir Putin i kishte hedhur poshtë akuzat duke i quajtur ato të pakuptimta.
XS
SM
MD
LG